Nuk ka njeri në botë që nuk ka nevojë të e
largojë një barrë nga vetja, të rrëfehet për veprimet e tij, të ndajë vuajtjet,
të i shprehë gëzimet.. Gjithmonë, me shpresë se dikush do jetë aty, për t’i dëgjuar,
këshilluar, përgëzuar, përkrahur...
Megjithkëtë, është gjithashtu në natyrën tonë që të besojmë pak, apo të mos
besojmë fare. Kjo e bën disi paradoksale – kemi nevojë për të tjerët, por s’u
besojmë që t’i kemi.
Për këtë shkak lindën ditaret. Të paktën, kjo është teoria ime, përceptimi im. Ditari jemi vet ne. Me idenë se nëse shkruajmë në të ne do të arrijmë që të krijojmë një mik të ri, që ta mposhtim vetminë, për të cilën njerëzit ankohen pafundësisht, ne në fakt krijojmë baza të forta për vetmi. Sepse, ai ditar, është një thesar i vetvetes, për vetveten. I krijuar për të larguar barrën që krijon truri ynë, që një ditë ta godasë vet atë, si protagonist. Dhe, këtu mbaron. Të paktën për veten, duke mos e llogaritur se një ditë, ai mund të bie në duar të një njeriu tjetër. Kjo gjë, do ishte vdekje për veten, pasi e gjithë ideja e ekzistimit të ditarit dhe atij thesari është se askush asnjëherë nuk ka të drejtë ti qaset, pos krijuesit. Mposhtja e kësaj ideje të përgjithshme është synimi im kryesor. Unë dua që të shkruaj një ditar dhe ta ndaj atë, me këdo që i bie rruga këtej. Sepse, unë vlersoj se ditari për unin është i pamjaftueshëm. Unë dua që të ndaj gjithë atë që ndjej me botën, me njerëzit, të cilët me të vërtetë do më dëgjojnë, këshillojnë, përgëzojnë, përkrahin, kritikojnë...
Për një udhëtim të mbarë të përbashkët, gëzuar, lexues i ditarit tim!

1 comments:
Super!
Post a Comment